12 të lënduar nga sulmet me armë zjarri në Karolinën e Jugut

17 prill 2022 | 08:38

12 persona janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut.

Shefi i policisë së Kolumbisë, William Holbrook, tha se të shtënat në qendrën tregtare “Columbiana Center” nuk besohet të kishin qenë një akt i rastësishëm dhune, por më tepër erdhi nga “një lloj konflikti” midis një grupi individësh të armatosur që njiheshin me njëri-tjetrin. Megjithatë, detajet rreth të shtënave mbeten të paqarta, tha ai.
Mediet lokale raportuan për një prani të madhe të policisë dhe personelit të urgjencës në qendrën tregtare, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Gillian Tett / Financial Times Tri javë më parë,…