12 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Ta rreshtojmë Kosovën krah vlerave perëndimore

22 korrik 2022 | 11:32

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi të drejtën e pakontestueshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“12 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi të drejtën e pakontestueshme të shpalljes së pavarësisë së Kosovës pa shkelur të drejtën ndërkombëtare. Jetësimi i idealit tonë më 17 shkurt, u vulos me drejtësi mbi shtetin tonë sovran më 22 korrik 2010”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se rruga deri këtu ka qenë e gjatë, e vështirë dhe me shumë sakrifica ndër shekuj.

“Kemi shumë për të bërë para vetës për një shtet me dinjitet e shpresë, për të tashmen dhe të ardhmen. Kosovës ia kemi borxh që ta rreshtojmë krah vlerave perëndimore me miqtë e aleatët tanë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Promovimi i shtetit tonë, vlerave, kulturës, historisë është obligim i secilit prej nesh. Aty ku na ndanë politika, nuk na përçan ëndërra e kahmotshme e Kosovës Republikë. Jemi bashkë në këtë rrugë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë qytete dhe porte turistike në Evropë, në Mesdhe, por…