13 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

08 shtator 2020 | 10:37

Aktualisht në spitalin e përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 47 pacientë me Covid-19.

Prej tyre, një pacientë është në respirator, 36 të tjerë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 13 janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i stafit aktualisht janë të infektuar dy mjekë, katër infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë…