13-vjeçarja detyrohet të martohet me 48-vjeçarin

17 nëntor 2020 | 14:17

Asnaira Pamansag Mugaling është bërë gruaja e pestë e Abdulrzak Ampatuan pas një ceremonie njëditore në qytetin Mamasapano muajin e kaluar dhe tani do të kujdeset për fëmijët e tij, të cilët janë në moshën e saj, shkruan “TheSun”.

Nusja fëmijë kishte veshur një fustan të bardhë tradicional, ndërsa ishte ulur pranë dhëndrit gjatë ceremonisë së çuditshme më 22 tetor.

Asnaira ka pretenduar se ajo “nuk ka frikë” nga Abdulrzak sepse ai është “i mirë me të”.

“Unë jam duke mësuar se si të gatuaj sepse nuk jam e mirë në të tani. Unë dua ta bëj burrin tim të lumtur”, ka thënë ajo.

Tre javë pasi është martuar, Abdulzrak ka ndërtuar një shtëpi të vogël që çifti të jetonte së bashku.

Ai punon si fermer ndërsa Asnaira kryen punët e shtëpisë dhe ndihmon në kujdesin për fëmijët e Abdulrzak nga martesat e tij të tjera, të cilët janë në të njëjtën moshë me të.

“Jam i lumtur që e gjeta dhe kalova ditët me të duke u kujdesur për fëmijët e mi”, ka thënë Abdulzrak.

Dyshja kanë thënë se planifikojnë të kenë fëmijë kur Asnaira të mbushë 20 vjeç.

“Unë do të paguaj për shkollën e saj sepse unë dua që ajo të marrë një arsim ndërsa pret kohën e duhur për të pasur fëmijë”, ka thënë Abdulrzak, transmeton “lajmi.net”.

Në disa pjesë të Filipineve, Ligji Mysliman mbi Statusin Personal, bazuar në ligjin e Sheriatit, lejon martesën në fillimin e pubertetit për vajzat.

Sipas të dhënave të UNICEF, Filipinet kanë 726 000 nuse fëmijë, numri i 12-të më i lartë në botë.

Rreth 15 për qind e vajzave në vend janë martuar para 18 vjetorit të tyre, ndërsa 2 për qind janë martuar para moshës 15 vjeç, tregojnë të dhënat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Video që la pa mend gjithë internetin: gaforrja që pi…