13 vjeçja në Gjakovë raporton se është sulmuar seksualisht nga një burrë

31 mars 2024 | 08:47

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Kështu dyshohet se ka ndodhur dje në lagjen Dardania në Gjakovë, ku një 22-vjeçar po dyshohet se  ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Burimet e gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur pasi 13-vjeçarja ishte takuar me të dyshuarin, i cili ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari e kishte prekur viktimën në pjesët intime të trupit derisa ndodheshin bashkë në veturën e tij.

Si rezultat i denoncimit, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave, me ç’rast i dyshuari është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë vjedhjet…