13 zyrtarë policorë i shtohen njësisë për mbrojtje të afërt në Policinë e Kosovës

08 dhjetor 2023 | 15:36

13 zyrtarë policorë të premten i janë shtuar Njësisë për Mbrojtje të Afërt në Policinë e Kosovës.

Ata janë trajnuar për 12 javë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht.

Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i përgjithshëm i policisë, kolonel Gazmend Hoxha, i cili ka uruar zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i ka inkurajuar që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi.

Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe tre instruktorë nga FSK-ja edhe AKI-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorin e…