Fillojnë renovimet në Klinikën e Urologjisë

08 dhjetor 2023 | 15:35

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Urologjisë, ku u pritën nga drejtori i Klinikës, dr. Petrit Nuraj.

Edhe në këtë klinikë do të ketë renovime rrënjësore për shërbime cilësore, krijimin e hapësirave të përshtatshme për shërbime mjekësore, ambiente komode, përmirësim të infrastrukturës, e të gjitha këto ndërhyrje do të jenë në funksion të shërbimit të qytetarëve dhe stafit shëndetësor.

Përmes investimit me vlerë mbi 1.2 milion euro, në hapësirat e kësaj klinike pritet që të bëhet renovimi i hapësirave pritëse dhe riorganizimi i sportelit; Sallat operative – zhvendosja e ESWL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë; dhe renovimi i dhomave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësues të dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe…