130 pacientë me Covid të shtrirë në spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

20 nëntor 2020 | 11:17

130 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në spitalin e përgjithshëm të Pejës.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: tre pacientë janë në respirator, 105 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Nga personeli i spitalit të përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjekë, 10 infermierë dhe tetë punëtorë të Shërbimit Teknik.

10 pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njofton Klan Kosova.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pesë lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në spitalin e përgjithshëm në Pejë, prej tyre katër normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje, tre të gjithë të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.

266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 782 analiza, ndërsa janë kryer tre operacione. 124 shërbime radiologjike janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe atë: 90 rëntgen, 17 EHO dhe 17 CT-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka pritur në…