14 fermerë malishevas përkrahen me mekanizëm bujqësor

05 shkurt 2024 | 14:26

Në kuadër të realizimit të subvencioneve, projekteve dhe politikave të qeverisë Kastrati, në fushën e bujqësisë, sot, 14 fermerë të Komunës së Malishevës, janë pajisur me mekanizëm bujqësor, përkatësisht me makina mbjellëse të grurit.

Kjo është pjesë e përkrahjes së komunës për fermerët (bujqit), të cilët janë përfitues të thirrjes për subvencione në sektorin e bujqësisë.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, kjo është pjesë e subvencionimit të bujqve, nga thirrja publike për subvencionim në fushën e bujqësisë.

“Ne jemi të përkushtuar, që jo vetëm si drejtori ti përmbushim synimet dhe objektivat tona, por që në vazhdimësi dhe në çdo formë të mundshme, brenda mundësive buxhetore, të përkrahim sektorin e bujqësisë dhe bujqit e komunës sonë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe shtimin e prodhimit vendor, përfshi edhe mbjelljen e grurit. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, që t’i përkrahim bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës dhe përkrahja në bujqësi, është edhe një prej prioriteteve të kryetarit Kastrati dhe qeverisë komunale që ai drejton”, ka thënë drejtori Dukolli, me rastin e shpërndarjes së mekanizmit bujqësor.

Nga ana tjetër, bujqit përfitues, e kanë falënderuar komunën për këtë përkrahje shumë të domosdoshme për ta, si dhe përkushtimin e komunës dhe kryetarit Kastrati, për përkrahjen e vazhdueshme të sektorit të bujqësisë, si dega më e rëndësishme dhe më e qëndrueshme për zhvillim ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit, në kuadër të zgjerimit të rrjetit të…