14 raste të reja me Covid dhe 2 mijë e 748 të vaksinuar

04 nëntor 2021 | 15:09

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 14 raste të reja me Covid.

Po ashtu, MSh-ja ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 2 mijë 748 doza të vaksinës kundër Covidit.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 575 375 doza të vaksinës. Deri më sot 735 357 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.707 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 402. Në total numri i rasteve aktive është 443”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Philippe Coutinho dhe Barcelona mund t’i ndajnë rrugët qysh në…