14-shi i AAK-së takon banorët e Carrabregut: Po rritet përkrahja për AAK-në

13 dhjetor 2025 | 14:52

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 14, Arton Demhasaj, ka mbajtur një takim me banorë të fshatit Carrabreg të Deçanit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se në këto zgjedhje po rritet shpresa dhe përkrahja për AAK-në, për vizionin dhe lidershipin e Ramush Haradinajt.

“Të fala të përzemërta nga Carrabregu, nga fushat e gjera që sot nuk janë vetëm tokë pune, por edhe fushë e betejës politike për ndryshim. Nga këto fusha po rritet shpresa dhe përkrahja për AAK-në, për vizionin dhe lidershipin e Ramush Haradinajt. Ashtu siç mbahen fushat me punë e përkushtim, edhe Kosova ka nevojë për dorë të fortë, guxim dhe vendosmëri. Gjithmonë krah AAK-së. Gjithmonë krah Ramush Haradinajt!”, ka shkruar Demhasaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fjalimin emocionues në protestën e organizuar në Shkup, Shqipdona…