Burim Ramadani: Plan i ri për FSK-në, modernizim i plotë 4-vjeçar

13 dhjetor 2025 | 10:48

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 11, Burim Ramadani, ka theksuar se do të fillojnë planin e ri për modernizimin e plotë të të gjitha niveleve.

“Plani i ri për FSK do të miratohet në vitin 2026 dhe do të zgjas 4 vjet. Kjo menjëherë pasi që Ushtria e Kosovës (FSK) do të përmbyll me sukses Planin 10 vjeçar të Transicionit në vitin 2028”.

“Ndërsa, për Industrinë e mbrojtjes, do të nxjerret legjislacioni dhe të vendosen lehtësirat e nevojshme për fillimin e plotë të prodhimit të municioneve, predhave dhe dronëve për mbrojtjen e Kosovës, por edhe për eksport brenda vendeve tëNATO-s. Njëkohësisht, do të lehtësojmë procedurat për Mallrat Strategjike”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, kandidat për kryeministër, Bedri Hamza, ka theksuar…