“Jepni dorëheqje”, brohoritje para Ministrisë së Drejtësisë
28 tetor 2026
| 16:44
Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë, me kërkesat për drejtësi në rastin e Arlinda Zekajt dhe grave tjera të vrara në Kosovë, po kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Brohoritjet e tyre janë dëgjuar para objektit, ku qytetarët protestuan, për të vazhduar te Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në krye të marshit, janë edhe familjarët e Arlindës.




