14-shi i PSD-së, Eliot Hashimi garon për Asamblenë e Prishtinës

14 gusht 2025 | 20:07

Eliot Hashimi është një nga zërat më të rinj që kërkon besimin e qytetarëve të Prishtinës në zgjedhjet për Asamblenë Komunale. I njohur për videot e tij ku trajton problemet e përditshme të kryeqytetit, ai synon të sjellë energji të re dhe ide të freskëta në vendimmarrjen lokale.

Aktualisht student në Franklin University Switzerland – një universitet amerikan në Evropë – Hashimi sjell me vete një perspektivë ndërkombëtare dhe vendosmërinë për ta kthyer Prishtinën në një qytet ku të rinjtë duan të jetojnë, jo ta braktisin.

Ai garon me numrin 14 në listën e PSD-së të udhëhequr nga Besa Shahini. Sipas partisë, lista e tyre përmban kandidatë që janë të gatshëm të dëgjojnë qytetarët dhe të adresojnë sfidat që ata hasin çdo ditë.

“Duke filluar nga Besa e deri te Elioti me numrin 14, qytetarët e Prishtinës do të kenë adresë të sigurt ku mund të paraqesin shqetësimet e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje,” thuhet nga PSD-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, u ka bërë thirrje qytetarëve…