Përkujtohen 106 viktimat e masakrës së Pastasellës në 27-vjetorin e saj

31 mars 2026 | 16:41

Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, është përkujtuar 27-vjetori i masakrës ku u vranë 106 civilë, të cilët u masakruan dhe një pjesë e tyre më pas u dogjën në mënyrë mizore. Në tubimin përkujtimor morën pjesë familjarët e viktimave, dëshmitarë të ngjarjes tragjike, si dhe përfaqësues të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, bashkë me përfaqësues të subjekteve politike. Të pranishmit nderuan me respekt dhe homazhe jetët e humbura, duke rikujtuar një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Edhe pas 27 vitesh, dhimbja për humbjen e më të dashurve mbetet e thellë për familjarët, ndërsa kujtimi për viktimat përcillet me mall, respekt dhe krenari. U theksua se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë që sot gëzon vendi. Masakra e Pastasellës, e kryer nga forcat serbe, preku jo vetëm banorët e këtij fshati, por edhe ata të fshatrave përreth, duke lënë plagë të pashlyeshme në kujtesën kolektive. Përkujtimi i kësaj ngjarjeje shërben si thirrje për drejtësi dhe si zotim për të mos harruar kurrë sakrificën e viktimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh…