Zbardhen detaje nga raporti policor për vrasjen që tronditi Suharekën

19 nëntor 2026 | 12:33

47 fishekë dhe një shumë e parave të gatshme iu konfiskuan Rrahman Hotit, të dyshuarit për vrasjen e S. Dakaj, të mërkurën në qytetin e Suharekës.

Policia e Kosovës tha sot në raportin 24-orësh se konfisikimet u kryen pasi njësitet e hetuesisë ia bastisën shtëpinë të dyshuarit për vrasje të rëndë.

“Njësiti i hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme”, tha Policia në raport.

Policia tha se Hotit iu konfiskuan edhe një revole me 24 fishekë në momentin e arrestimit.

Sipas raportit, i dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të viktimës pas një konflikti verbal që ndodhi rreth orës 12:10 të mërkurën. Konflikti, siç raportuan mediat të mërkurën, ngjau në një parking në Suharekë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë”, sipas raportit 24-orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Bleta Marketing” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit me…