Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
18 nëntor 2026
| 20:23
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth 2,500 konsumatorë në një pjesë të Prishtinës, përfshirë zonën e Kampusit Universitar, Aktashin dhe Lagjen Pejton, kanë mbetur pa energji elektrike.
Sipas njoftimit, ekipet janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftim.



