Vdes personi që u plagos në Suharekë

18 nëntor 2026 | 14:20

Ka ndërruar jetë personi i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Uka.

Ai bëri të ditur se viktima, S. Daka, rreth 60-vjeçar, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, sipas informacioneve të para, viktima u plagos për shkak të një konflikti për parking.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
“Liro Mobile” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit me…