VIDEO | Si ndodhi grabitja e argjendarisë mbrëmë në Gjakovë ku hajnat hynë me AK-47 dhe çekan

17 nëntor 2026 | 22:06

Pamjet e grabitjes së armatosur në një argjendari në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, e cila ndodhi të hënën, më 16 nëntor, tregojnë momentin e hyrjes së personave të armatosur në lokal dhe të shtënat me armë zjarri.

Në video shihet se si hajnat hyjnë të armatosur në argjendari, ndërsa të shtënat shkaktojnë panik te personat që ndodheshin brenda lokalit.

Gjatë incidentit, një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit. Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës kishte bërë të ditur se i plagosuri ishte qëlluar në këmbë, ndërsa dy gra ishin liruar pas kontrollit mjekësor.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se dy të dyshuarit për këtë grabitje janë arrestuar në një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Prokurorisë.

Video KËTU

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke…