Me kërkesë të policisë ndërpritet rryma në Ferizaj, KEDS: Masë preventive, erërat e forta shkaktuan dëme

19 nëntor 2026 | 23:27

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se është e nevojshme ndërprerja e furnizimit me energji elektrike në Ferizaj, si pasojë e dëmeve dhe avarive të shkaktuara nga erërat e forta në infrastrukturën energjetike.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja po ndërmerret me kërkesë të Policisë së Kosovës, si masë parandaluese për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

KEDS ka bërë të ditur se kushtet atmosferike kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, duke e bërë të domosdoshme ndërprerjen e furnizimit për arsye sigurie.

“Si rezultat i situatës aktuale, ku erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, dhe me kërkesë të Policisë së Kosovës, KEDS njofton publikun për nevojën e domosdoshme për ndërprerjen e energjisë elektrike në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Kompania ka theksuar se kjo masë ka karakter preventiv dhe synon të shmangë rreziqet e mundshme për qytetarët që mund të shkaktohen nga dëmtimet e infrastrukturës elektrike.

Ndërkohë, ekipet teknike të KEDS-it ndodhen në terren dhe po veprojnë në koordinim me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

“Ekipet tona janë në terren dhe në koordinim të plotë me institucionet gjegjëse”, ka njoftuar KEDS.

Në njoftim nuk është specifikuar kohëzgjatja e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe as afati i pritshëm për rikthimin e furnizimit.

KEDS nuk ka dhënë ende hollësi shtesë lidhur me zonat e prekura apo përmasat e dëmeve të shkaktuara në rrjetin energjetik.

Ndërprerja e paralajmëruar vjen në një kohë kur erërat e forta kanë krijuar probleme në infrastrukturën e furnizimit me energji elektrike në Ferizaj, ndërsa ndërhyrja e ekipeve teknike po zhvillohet në koordinim me autoritetet përkatëse.Express

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të mërkurën se bota…