14 të vdekur dhe 473 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni të Veriut

25 nëntor 2021 | 21:02

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

Kurse nga 2 mijë e 708 testime, 473 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në anën tjetër 505 pacientë ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 213 mijë e 779 raste pozitive me virusin korona, janë shëruar 197 mijë e 998 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 492 njerëz dhe vazhdojnë të jenë të infektuar edhe 8 mijë e 289 raste aktive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka…