15 familje skamnore në Klinë do të përfitojnë nga 2 500 euro

06 mars 2020 | 15:02

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga nënkryetari Besim Hoti, ka pritur në takim Dafina Hoxhën, përfaqësuese e organizatës ndërkombëtare humanitare “Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland (ASB), me të cilën kanë biseduar për gjendjen socio-ekonomike në Komunën e Klinës.

Me qëllim të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe krijimin e kushteve më të mira për fillimin e biznesit të vogël familjar, Elezaj dhe Hoxha kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi i cili do të realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje e integruar socio-ekonomike për familjet shumë të prekura” dhe do të financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane dhe Komuna e Klinës.

Me këtë rast, kryetari Elezaj ka falënderuar përfaqësuesen e organizatës në fjalë që kanë përzgjedhur Komunën e Klinës për implementimin e projektit dhe ka ofruar mbështetjen e pa rezervë, si në aspektin financiar ashtu edhe teknik, në realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Elezaj ka theksuar se është shumë e rëndësishme që familje me asistencë sociale të mbështeten nëpërmjet projekteve të tilla, në mënyrë që atyre të ju krijohen mundësi të fillojnë biznese familjare.

Ndërsa Hoxha, ka falënderoi kryetarin Elezaj për gatishmërinë e treguar për implementimin e këtij projekti, duke folur për rëndësinë dhe sukseset që ka treguar një projekt i tillë ne vende tjera.

Nga ky projekt do të përfitojnë 15 familje nga regjistri i asistencës sociale me një shumë prej 2 500 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është anuluar vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje…