15 pacientë me Covid-19, në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
                18 gusht 2020
                |  08:53
            
        Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 38 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Ndërsa nga personeli i Spitalit, 6 mjekë, 15 infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me Covid-19. Sipas njoftimit të këtij spitali, 5 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        