Britania e Madhe, zyrtarisht në recesion ekonomik

18 gusht 2020 | 08:52

Ekonomia e Britanisë së Madhe zyrtarisht ka rënë në recesion pasi shifrat zyrtare treguan tkurrje rekord prej 20.4 përqindësh në tremujorin e dytë si rezultat i pandemisë Covid-19.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, përcjell “Telegrafi”, ky tremujor pasoi tkurrje 2.2 për qind dhe, si e tillë, ekonomia britanike është në recesion.

Në muajin qershor 2020, kur dyqanet që shesin mallra, u lejuan të rihapen, ekonomia britanike u rrit me një shkallë mujore prej 8.7-përqindësh.

Qeveria e vendit shpreson se lehtësimi i mëtejshëm i ekonomisë gjatë muajve të fundit, siç është rihapja e sektorit të mikpritjes në korrik, do të lejojë që ekonomia të rimëkëmbet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
410 persona kanë humbur jetën deri më tash si pasojë…