15 vjeçarja nga Mitrovica shkon për të lindur, policia interviston babain e saj

07 nëntor 2021 | 09:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë një e mitur e moshës 15 vjeçare kishte shkuar për të lindur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Delija” dje rreth orës 15:00.

“Raportohet se, viktima femër kosovar e 15 vjeçe ka shkuar për të lindur. I dyshuari mashkull kosovar i cili bashkëjeton me viktimën nuk është hasur nga policia. Si dëshmitar është intervistuar babai i viktimës”, thuhet në raport.

Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm në Angli.…