15 vjet burg për kreun bandës kriminale serbe

10 dhjetor 2018 | 15:02

Një Gjykatë në Serbi e ka dënuar me 15 vjet burgim, Darko Sariq, si kreun e një bande kriminale dhe trafikimi të kokainës.

Gjykata ka vendosur se ai është fajtor, për udhëheqjen e një organizate kriminale që kishte kontrabanduar 5.7 tonë kokainë, nga Amerika e Jugut në Evropë, gjatë viteve 2008 dhe 2009.

Anëtarët tjerë të bandës janë dënuar prej disa muaj deri në 15 vjet burg. Në vitin 2015, 49-vjeçari Sariq, është dënuar me 20 vjet burgim, por vendimi është kthyer në rigjykim.

Sariqi ka deklaruar se është i pafajshëm.

Ai ka qenë në arrati që nga viti 2010, mirëpo i ishte dorëzuar policisë serbe në mars të vitit 2014. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë.…