
15 vjet nga vdekja e Bekim Fehmiut
Sot janë bërë 15 vjet që nga shuarja e njërave prej figurave më të lartësuara të aktrimit shqiptar, Bekim Fehmiut.
Pas vetes Fehmiu la vepra të pashlyera, si në kinematografinë e huaj e po ashtu edhe në atë shqiptare.
Fehmiu arriti kulmin e tij me filmin “Mbledhësit e Puplave”, në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, që ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë.
Disa nga rolet më të njohura të Bekim Fehmiut janë “Prova speciale”, “Odissea”, “Aventurieri”, “Rruga”, “Vitet e nxehta”, “Dezertori”.
E po ashtu Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të njohur të kinematografisë botërore si John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Shaë, Dirk Bogarde e Irene Papas.