Protesta në Tiranë: “Liria ka një emër – Drejtësi për çlirimtarët”

19 tetor 2025 | 11:07

Faton B. Mehmetaj

Protesta në Tiranë me moto “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët” i bashkoj si dikur gjithë kombin shqiptar për të protestuar të unifikuar, të fuqishëm dhe të bashkuar kundër padrejtësive që po bëhen ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Në sheshin e Tiranës valonin flamujt kuq e zi, flamujt e UÇK-së, veteranët e veshur me uniformën e UÇK-së, ku, secili prej tyre ishte në përkrahje të krerëve të UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Protesta u organizua nga shoqata e veteranëve OVL-UÇK e mbështetur nga qeveria dhe kryeministri i Shqipërisë, nën moton: “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët”, pa konotacione politike. Aty ishte edhe “Alfred Moisiu, 95 vjeç, ish-presidenti i Shqipërisë. Dalja e tij në protestë pati jehonë të madhe dhe domethënie të veçantë. Protesta ishte paqësore dhe dinitoze, me kërkesa të qarta e mbështetur nga shqiptarët që erdhën nga të gjitha trojet shqiptare e më gjer në përkrahje të çlirimtarëve të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë, me akuza pa bazë të qëndrueshme, të ndërtuara mbi shpifje të njerëzve që u përpunuan nga shërbimet sekrete serbe në Serbi, si dhe me akuza krejtësisht të sajuara në vitin 2011 nga Dik Marti, një agjent i dekonspiruar ruso-serb, i cili u mbështet nga financat serbe-ruse dhe klanet pro ruse dhe pro serbe duke përfshirë këtu edhe lobistët e caktuar pro serb me ndikim në çarqet evropiane i ndihmuan ati për të ngritur akuza kundër UÇK-së për trafikim organesh.
Këto akuza që i bëri Dikë Marti në Këshillin e Evropës dolen të jenë një bllof pa kurrfarë baze juridike dhe si të tilla kishin ra poshtë si të pa baza dhe të pa sakta. Gjykata Speciale në Hagë, siç është pa deri më tani, është një gjykatë e instrumentalizuar nga politika ruso-serbe, e njëanshme, me shumë mangësi dhe krejtësisht e pa aftë për ti trajtuar problemet me të cilat ngarkohen krerët e UÇK-së atje.
Kjo gjykatë siç edhe është vërejtur gjatë gjithë kohës, është marrë me trillime dhe duke bërë orvatje për të krijuar përmes gjërave të paqena “fakte” për ti mbajtur sa më gjatë në paraburgim. Është vërejtur hapur se në Gjykatën Speciale të Hagës vetëm drejtësi nuk ka. Prandaj protesta gjithëkombëtare në Tiranë me moton “Liria ka një emër. Drejtësi për çlirimtarët” ishte e qëlluar, ishte zëri i kombit shqiptar i ngritur kundër padrejtësive ndaj bijve të vet të cilët ja sollën lirinë e shumë pritur, me shekuj, Kosovës dhe popullit shqiptar që mbeti jashtë trungut amë.
Protesta në Tiranë që mblodhi gjithë popullin, anë e kënd trojeve shqiptare, ishte e domosdoshme, sepse i tregoi botës, opinionit të brendshëm, Serbisë dhe aleatëve të saj, se do ta fitojmë edhe këtë betejë dhe betejat tjera që do të vijnë.

May be an image of text that says 'Kila) TexnOtRia Balh Mustafa OMAKA) 3aHи a Salk Minstala PieterShale ISniknay Bashkım Smakaj Hayh Skale kim Sme azlin IsniKılaj Isni Kılaj Ras IM Smas Fadil Ismi Kitaj'
Improvizimi i përplasjeve të krerëve me qëllim të zbehjes së imazhit të protestës kaloj gati pa u vërejtur fare, që ishte një tregues i pjekurisë politike dhe i maturisë tonë si popull që faktikisht kërkohet në këtë kohë që është vendimtare për progresin dhe sukseset tona si komb në zhvillimet ndërkombëtare.
Protesta i tregoj secilit se padrejtësitë nuk tolerohen më, dhe në këtë kohë të zhvillimeve të mëdha nuk do ta tolerojmë askënd ta vënë theksin tek ndasitë dhe përçarjet. Protesta liri për çlirimtaret është një lëvizje e madhe që po e bënë unifikimin e popullit shqiptar dhe politikave gjithëkombëtare. Populli shqiptar, në asnjë kohë gjatë historisë nuk bëri krime ndaj popujve tjerë. Krimet e mëdha, gjenocidin, shfarosjen masive, dëbimin masiv, grabitjen e pasurisë dhe spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta e bëri Serbia në të gjitha periudhat historike duke filluar nga viti 1878 deri në vitin 1999.
Opinioni botëror i dinte këto fakte, dhe për këtë arsye e ndihmoj UÇK-në për ti dëbuar forcat okupuese serbe nga Kosova. Prandaj në organizimin e protestës së djeshme gjithëkombëtare në Tiranë u bashkua Kosova, Maqedonia, Presheva, Mali i Zi, Çamëria, diaspora, kleri fetar, krerët e UÇK-së, veteranët, invalidët, dhe krerët politik shqiptar të cilët ju than stop; padrejtësive ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po mbahen atje vetëm peng politik pa fakte e dëshmi për çka janë akuzuar.
U bëmë bashkë në Tiranë, sepse nga aty ishte edhe pikënisja e fillimit të UÇK-së për ti arritur pikësynimet tona që ishin interesat madhore të kombit tonë. Shqipëria ishte vendi ku e morëm forcën, armët dhe fuqinë për ta sulmuar dhe për ta mundur ushtrinë okupuese serbe. Luftën tonë të lavdishme, unike në glob, e përkrahën edhe aleatët tonë SHBA, NATO dhe forcat ushtarake të shteteve të Evropës.
Çdo ditë po çjerren maskat, po zbehet fuqia e investitorëve të Hagës, e Dikë Martit dhe raportit të tij famoz të falsifikuar që e kompromitoj së tepërmi Gjykatën Speciale në Hagë, sikurse e kompromituan këtë gjykatë edhe shumë dëshmitar që u përpunuan në Serbi nga shërbimi sekret serb për të krijuar kauza të rreme me njerëz të përpunuar nga vet ata.
Protesta e Tiranës tregoj qartë se askush nuk mund të na pengoj në rrugën tonë të unifikimit mbarë kombëtar, si komb e si shoqëri, nuk do të ndalemi kurrë duke i kërkuar të drejtat tona të mohuara me shekuj, nuk do të ndalemi duke protestuar për ti kundërshtuar padrejtësitë e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së.
Serbia bëri fushatë të egër kundër strukturës së UÇK-së, dhe përdori një varg mekanizmash për ta shkatërruar dhe për ta denigruar këtë strukturë, gjithmonë duke përdorur shpifje dhe trillime, përmes dorës së zgjatur të saj që ishte UNMIK-u, i cili i zbatoj me përpikëri projektet e Serbisë në Kosovë.
Ne e dimë dhe jemi të bindur se Haga nuk është betejë vetëm e drejtësisë, por është betejë politike dhe diplomatike të betejë do ta fitojmë. Serbia po e përdorë Hagën për të bërë fushata denigruese ndaj statusit të Kosovës, ndaj pavarësisë së Kosovë dhe rrënimit të lirisë, duke përdorë çdo mundësi për ta zhbërë pavarësinë e Kosovës dhe për ta krijuar një gjyq të ri kundër NATO-s.
Prandaj kjo që po ndodhë më krerët e UÇK-së, padyshim është njëra nga padrejtësitë më të mëdha që ju ka bërë popullit shqiptar gjatë gjithë historisë së tij. Protesta në Tiranë ishte një akt i fuqishëm i bashkimit shpirtëror dhe politik, dhe një shuplakë e madhe për armiqtë dhe projektuesit e Gjykatës Speciale në Hagë.
Tubimi unifikues në përkrahje të çlirimtarëve bëri jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare. Qytetarët e tubuar në kryeqytetin e Shqipërisë, protestuan kundër Gjykatës Speciale të Hagës, për gjyqin e padrejtë dhe të njëanshme ndaj ish-krerëve të UÇK.
Motoja e protestës “Unë jam UÇK”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është sinjal që tregon unitet në proceset e ardhshme që e presin popullin shqiptar. Në këtë protestë dhe në protestat tjera të radhës do të shpaloset mesazhi për unitet kombëtar që do të përdoret si himn i shumë proceseve, lëvizjeve dhe platformave për integrime ndërshqiptare. Populli ynë është bërë gati për tu futur në këto procese. Ata që do të ndahen gjatë rrugëtimit do të mbesin të vetmuar. UÇK-ja na çliroj të gjithëve nga vargojt e robërisë. Prandaj, vazhdimisht do të protestojmë kundër padrejtësisë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Atdheu mbi të gjitha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon java e 9-të në Albi Mall Superligë me tri…