16 skuadra marrin pjesë në turneun ‘Fadil Vokrri’

05 dhjetor 2019 | 11:28

Turneu, organizuar për nder të legjendës së futbollit mbarëshqiptar, Fadil Vokrri, këtë vit do të grumbullojë 16 skuadra.

Sipas njoftimit të organizatorëve të turneut memorial, thuhet se 16 shkolla të futbollit do të garojnë njëra me tjetrën për titullin e kampionit. Skuadrat pjesëmarrëse do të janë Prishtina, Trepça, Flamurtari, 2 Korriku, Llapi, Drenica, Ramiz Sadiku, Kosova (P), Kurda, Arsenali, Rilindja, QS Prishtina, Talenti, Vigani, Besëlidhja dhe Ardhmëria.

Turneu “Fadil Vokrri” do të nisë më 13 dhjetor, kurse do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është…