16 të vdekur dhe 840 raste të reja me Covid në Shqipëri

06 dhjetor 2020 | 16:42

840 raste të reja me Covid-19 dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit fatmirësisht janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21 617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në katër spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani ka treguar se mund të fitojë edhe pa Ibrahimovic,…