Përfundon vizita katër-ditore, Jakup Krasniqi niset drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë
21 nëntor 2026
| 12:52
Ka përfunduar vizita katër-ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë. Ai është nisur drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë.
Sikurse edhe ditëve paraprake, Krasniqi ka qëndruar edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku ka takuar familjarët e ngushtë.
Rikthimi i Krasniqit drejt Hagës ishte planifikuar për në orën 15:00, ndërsa me ndryshimin e fundit, largimi i tij nga shtëpia do të bëhet dy orë më herët se agjenda fillestare.
Kujtojmë se qëndrimi i Krasniqit në Kosovë u mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.



