Drejtori i burgjeve: Nuk e njoh personin e arrestuar

13 dhjetor 19:45

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, muaj më parë ishte sulmuar fizikisht në hyrje të objektit ku jeton.

Zogaj ka treguar se është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, por ka theksuar se nuk e njeh sulmuesin. “Jo, unë kurrë s’e kam parë atë njeri që më ka sulmuar”, ka thënë ai për “kallxo.com”.
“Ndoshta ai më ka njohur mua, ka marrë pjesë në takime apo ku e di se si, por unë mund të ju them se personin që më ka sulmuar nuk e njoh dhe asnjëherë s’e kam parë”, është shprehur Zogaj.

Ai ka shtuar se ka besuar në organet e drejtësisë dhe sigurisë që do ta marrin rastin me seriozitet.
“Unë kam besuar në polici, gjyqësor, prokurori dhe po shihen të arriturat”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Oliver Kahn ka qenë…