168 raste aktive me Covid në Gjilan

27 janar 2021 | 11:50

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, i cili është udhëhequr nga nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur të mërkurën takimin e radhës për vlerësimin e situatës pandemike në këtë komunë.

Ismajli ka njoftuar se aktualisht janë 168 raste aktive me Covid, duke bërë apelin për respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, bartjen e maskave dhe mosgrumbullimin.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 9 113 mostra, 3 395 kanë rezultuar pozitivë, 3 123 janë shëruar, 105 kanë ndërruar jetë, raste aktive janë 168, të konfirmuar me COVID-19 në hospitalizim janë 19 persona dhe 109 mostra në pritje për rezultat.

Përndryshe, në Komitetin komunal të Gjilanit, i cili është themeluar më 13 mars 2020, janë të përfshira institucionet lokale dhe rajonale, shëndetësia primare dhe sekondare, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Policia e Kosovës, zjarrfikësit, Qendra 112 e Kryqi i Kuq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është klubi më i pasur në botë për vitin…