17 pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë lëndohen në aksident rrugor

29 shtator 2020 | 11:00

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Shtip-Radovish, në vendin e quajtur “kilometri i tetë”, në të cilin kanë marrë pjesë një autobus dhe një furgon.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një autobus në të cilin janë transportuar pjesëtarë të Ushtrisë, të cilët kanë udhëtuar me autobus nga qytetet e tyre për në vendet e punës në Shkup, shkruan tetova1.

Zëdhënësja e Spitalit Klinik në Shtip, Marina Shumanska konfirmon se 17 persona me lëndime trupore janë hospitalizuar dhe ekzaminimet mjekësore dhe incizimet janë në proces.

Sipas informacioneve fillestare të lënduarit nuk janë në gjendje të rrezikshme për jetën.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova thotë se është në proces inspektimi i vendit të ak sidentit nga ekipet, ndërsa aksidenti ndodhi para orës shtatë. Autoritetet do të njoftojnë më shumë detaje rreth aksidentit më vonë gjatë ditës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe…