Rritet Nisma në Kaçanik

17 qershor 2019 | 21:13

Dhjetëra anëtarë të rinj mbi (60) i janë bashkuar degës së Nismës Socialdemokrate në Kaçanik.

Prezantimi i anëtarëve të rinj u bë në shënim të pesë vjetorit të Nismës në këtë qytet, e ku prezent ishte edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj, në emër të kryesisë qendrore ia uroi drejtuesve të degës pesë vjetorin e themelimit si dhe iu uroi mirëseardhje anëtarëve të rinj, të cilët sonte aderuan tek dega e Nismës në Kaçanik.

“Ju keni ardhur në shtëpinë tuaj politike. Jam i bindur që këtu në Kaçanik do të gjeni një ambient miqësor ku do të mund të jepni kontributin tuaj, e ku do të dëgjohet zëri juaj. Nisma është kthyer në promotor të promovimit të kuadrove të reja”, ka shtuar Limaj.

Ai ka ftuar drejtuesit e degës t’i dëgjojnë hallet e qytetarëve dhe t’u qëndrojnë afër qytetarëve.
“Ju që keni vendos t’i bashkoheni këtij vizioni politik të jemi të qëndrueshëm në angazhimin tonë politikë. Ju që sot keni vendos me iu bashku Nismës, ju do të jeni zëdhënës të njerëzve të pastrehë, për t’i ndihmuar njerëzit në asistence sociale, për t’i ndihmuar pleqtë, pensionistët. Ju që sot po i bashkoheni Nismës në Kaçanik do të jeni zëdhënës të ligjit për lehonat. Ju sot po aktivizoheni për të qenë një zë më i fuqishëm në përmirësimin e gjendjes në Kaçanik dhe Kosovë. Ne jemi krenar që keni vendosur që jetën tuaj politike ta bëni tek Nisma”, ka theksuar Limaj.

Më tutje, kryetari i Nismës ka thënë se për të qenë një drejtues i suksesshëm qoftë në nivel qendror dhe lokal janë dy kritere të cilat duhet plotësuar: “përgatitja profesionale dhe e dyta më deshtë vendin. Jam i bindur se këto kritere i ka secili nismëtar anekënd Kosovës”, ka përfunduar ai.

E, kryetari i degës së Nismës në Kaçanik, Agim Çaka, tha se dega e Nismës në Kaçanik asnjëherë nuk ka qenë më e konsoliduar. Nisma, thotë ai se është e shtrirë pothuajse në çdo cep të kësaj komunë.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate ka prezantuar javën e kaluar aderime të shumta në Prizren, Ferizaj dhe Gjakovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpalosur…