Cocu, trajner i Derbyt

05 korrik 2019 | 21:49

Phillip Cocu nis një përvojë të re si trajner në Angli pas përvojës së shkurtër te Fenerbahçe në Turqi.

Tekniku 48-vjeçar holandez ka marrë vendin e lënë bosh nga Frank Lampard (u emërua trajner i Chelseat) te skuadra e Derby Countyt në Angli. Ish-mesfushori holandez ka spikatur te PSV-ja, Barcelona dhe përfaqësuesja holandeze, derisa ka firmosur kontratë katërvjeçare me klubin e Championshipit, niveli i dytë më i lartë i futbollit anglez.

Cocu do të ketë si objektiv të ngjisë Derbin Countyn në Premierë Ligë që në sezonin e parë në krye të kësaj skuadre.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Derisa tarifa që u ka vënë Prishtina mallrave të importuara…