180 tabela digjitale për shkollat në kryeqytet

21 prill 2026 | 13:50

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se janë shpërndarë 180 tabela digjitale për shkollat në kryeqytet.

Ai ka thënë se tashmë edhe shkolla “Hasan Prishtina” është e dixhitalizuar, duke e bërë mësimin më interaktiv dhe më efikas.

“Përveç tabelave digjitale, po integrojmë edhe inteligjencën artificiale për të lehtësuar punën e mësimdhënësve dhe për ta bërë procesin e të mësimnxënies më të avancuar për nxënësit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka…