Ja cila është fjala më e kërkuar në “Google” për vitin 2017

14 dhjetor 2017 | 11:41

Domeni më i njohur i internetit ka publikuar bilancin e vet për vitin 2017. Temat më të njohura janë uragani Irma e ndjekur nga dy smartfonët e “Apple”-it. Më pas vijnë personazhet më popullore, njëri për anën e tij negative, Matt Lauer, një nga të famshmit e akuzuar për përdhunim dhe abuzime seksuale në ShBA dhe tjetra është Meghan Markle, e fejuara e princit Herri.

Fushat: 1. Uragani Irma; 2. iPhone 8; 3. iPhone X; 4. Matt Lauer; 5. Meghan Markle; 6. 13 Reasons Why; 7. Tom Petty; 8. Fidget Spinner; 9. Chester Bennington; 10. Ekipi kombëtar i kriketit të Indisë.

Ndërsa, listimi i personave varion që nga të akuzuarit për abuzime, Matt Lauer deri tek Harvey Weinstein.

Persona: 1. Matt Lauer; 2. Meghan Markle; 3. Nadia Toffa; 4. Harvey Weinstein; 5. Kevin Spacey; 6. Gal Gadot; 7. Melania Trump; 8. Floyd Mayweather; 9. Michael Flynn; 10. Philippe Coutinho

Përveç, uraganeve, boomi i bitcoin-it tërhoqi vëmendjen e lajmeve së bashku me sulmin në një festival në Las Vegas, pjesërisht politika, Korea e Veriut është më e kërkuara./lexo.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka kujtuar dëshmorin…