186 të infektuar me koronavirus në Shqipëri, 12 raste te reja

27 mars 2020 | 15:04

Ka shkuar në 186 numri i të prekurve në Shqipëri me koronavirus.

Në një deklaratë për mediet Albana Fico, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, ka thënë se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 12 raste të reja, nga 102 të testuar, ndërsa në total janë testuar 1 246 persona.

Numri i viktimave ka arritur në 8, ku gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv.

Rastet të reja janë konfirmuar në qytetin e Pukës, ndërsa shtohet numri i të prekurve në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër Durrës.

Aktualisht në spitalin infektiv ndodhen të shtuar 77 persona, ku 5 janë në terapi intensive.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar të gjithë qytetarët…