2 081 viktima të tjera nga Covid-19 në ShBA

25 nëntor 2020 | 08:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar dy mijë e 81 raste të reja të të vdekurve si pasojë e Covid-19.

Sipas “Johns Hopkins University”, kjo është hera e 21-të që Amerika raporton mbi dy mijë raste të të vdekurve që prej majit, kur kanë nisur të regjistrohen vlerat e larta.

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 169 766 raste të të infektuarve, duke çuar të dhënat totale në 12 milionë e 587 mijë 994 raste me 259 mijë e 860 jetë të humbura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Mike Pompeo, të martën la…