
2 286 raste aktive me Covid në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 76 raste të reja me Covid-19 dhe 165 persona janë shëruar. Ndërsa, nga 13 marsi, kur edhe u paraqitën dy rastet e para me Covid-19, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 14 839, kurse nga virusi “Korona” janë shëruar 11 949.
Të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se 604 persona kanë vdekur për shkak të infektimit me virusin “Korona”, kurse 2 286 janë raste aktive me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratorët privatë, me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 538 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14 839 raste nga 59 571 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 604 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11 949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 286”, thuhet në të dhënat e IKShPK-së.
Në të dhënat e 24-orëshit të fundit, Prishtina ka 12 raste të të infektuarve, më pas me 11 raste është Gjilani.