2 trilionë dollarë, miratohet paketa e shpëtimit të ekonomisë në SHBA

26 mars 2020 | 09:06

Senati i SHBA-së ka miratuar me shumicë dërrmuese një projektligj historik prej 2 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominë e SHBA-së si dhe për ndihmën ndaj sektorit të kujdesit shëndetësor, në betejën e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit që ka çrregulluar shoqëritë në mbarë botën. Tani, projektligji kalon për miratim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas votimit të Dhomës, projektligji do t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se shumë shpejt do ta nënshkruajë.

Pakoja përmban shumën më të madhe në historinë e SHBA-së që ndahet për të ndihmuar ekonominë. Shuma është e barabartë me gjysmën e shumës së buxhetit aktual vjetor federal të SHBA-së.

Masa e Senatit vjen pasi shumica e vendeve në Shtetet e Bashkuara janë në gjendje izolimi, dhe shumë qytete dhe shtete po urdhërojnë mbylljen e bizneseve.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara janë 68,572 raste të konfirmuara me COVID-19, numri i tretë më i lartë në botë pas Kinës dhe Italisë. Të vdekur nga kjo sëmundje janë regjistruar 1,031 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dëshirojmë një Kosovë stabile, institucionale dhe të gjitha çështjet të…