2 viktima e 108 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

29 korrik 2020 | 19:04

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 2 viktima nga Covid-19, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Po në 24 orët e fundit u kryen 502 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, ku rezultuan 108 pozitivë. Ministria e Shëndetësisë e atjeshme bën thirrje për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas./oranews.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, u bë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë…