2 VJET PAS SHPALLJES “QYTETAR NDERI” I PRIZRENIT TË UDHËHEQËSIT ALI AHMETI

02 prill 2026 | 12:57


Ismet Sylejmani

Kanë kaluar dy vite nga një prej ngjarjeve të rëndësishme për qytetin e Prizrenit dhe për memorien kombëtare, shpallja “Qytetar Nderi” e Ali Ahmetit!

Shpallja e Ali Ahmetit “Qytetar Nderi” nuk ishte vetëm një akt ceremonial, por ishte një vlerësim i menduar mirë, për një figurë që përfaqëson një kapitull të rëndësishëm të historisë dhe përpjekjeve të shqiptarëve për çlirim në Kosovë e Vise dhe më gjerë!

Prizreni, Qyteti i Lidhjes së famshme Shqiptare, mbetet simbol i unitetit, i sakrificës dhe i përpjekjeve të pandërprera për liri e çlirim nga pushtuesit serb!

Në këtë qytet heroik, historia nuk është vetëm e kaluar, por është një frymë që vazhdon të jetojë te çdo brez te populli ynë!

Dy vite më pas, shpallja e Ali Ahmetit “Qytetar Nderi” e shohim si një vazhdimësi e kësaj tradite, një lidhje mes figurave historike dhe udhëheqësve bashkëkohor luftarak atdhetar, që kanë mbajtur gjallë idealin kombëtar dhe kanë luftuar për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Që nga Abdyl Frasheri dhe Ymer Prizreni, e deri te Heroi i Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica, ky qytet ka qenë gjithmonë vatër dhe kryeqender e mendimit dhe veprimit kombëtar!

Në këtë vijë historike, vendoset edhe vlerësimi për figura si e Udhëheqësit Ali Ahmeti!

Sot, dy vite pas këtij nderimi, është më e qartë se kjo nuk ishte thjesht një mirënjohje për të kaluarën, por edhe një mesazh bashkimi për të ardhmen!

Një mesazh që lidh historinë me vizionin, sakrificën me përfaqësimin, dhe idealin kombëtar me realitetin politik euroatlantik!

Prishtinë, 2 Prill 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka lëshuar sulme të rënda…