MEGAFONI I POPULLIT SHQIPTAR HYDAJET HYSENI

01 prill 2026 | 12:15


Ismet Sylejmani

Më 1 Prill 1981, në kërthizë të Prishtinës, gjëmonte zëri gjigant i Hydajet Hysenit, Megafonit të popullit shqiptar!

Fjalimi që e ka mbajtur më 1 Prill 1981, ilegali më i madh shqiptar dhe më i kërkuar nga ish-jugosllavia Hydajet Hyseni, ishte ngjarja më e madhe historike dhe më e shënuara për oratorinë politiko-patriotike të popullit shqiptar!

Fjalimi historik i Hydajet Hysenit është i panjohur për opinionin, sepse kurrë nuk është botuar i pjesëshëm, por as i plotë, as nuk është dhënë në video, as nuk është transmetuar nga ndonjë radio a television kombëtar apo ndërkombëtar, as në kohën e ish-jugosllavisë, as pas luftës së UÇK-së!…

Udhëheqja shoviniste dhe antishqiptare jugosllave, ishte tmerruar nga një realitet i tillë, që ishte shfaqur më 1 Prill 1981!

Pushtuesit jugosllavo-serb dhe veglat e tyre të shitura shqiptare të Kosovës, kishin mbetur me karta të djegura në duar, nga tërë ai vullkan gjigant shqiptar që kishte shpërthyer!

Zëri i Udhëheqësit të madh e legjendarit të pathyeshëm Hydajet Hyseni e ka qarë mes për mes errsirën e natës dhe është ngjitur lartë në qiell të Atdhut tonë!

Djalë të tillë deri në ato momente nuk kishte pasur populli ynë, që i dilte zot Atdheut dhe e dëgjonte i tërë Kombi orën e Tij historike!

Jehona e megafonit historik të popullit shqiptar të Kosovës, ishte dëgjuar kudo!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Prill 2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rubrikën e njohur Big Love, gjashtë motrat e DJ…