20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri

16 qershor 2023 | 14:07

KEDS përmes investimeve të shumta anekënd Kosovës, po rikonstruon rrjetin distributiv. Një investim i tillë po ndodhë edhe në Gjakovë, ku përfitues do të jenë jo më pak se 25 fshatra.

Nga ky projekt tejet i rëndësishëm i cili kapë vlerën prej 3.3 milionë eurosh, do të përfitojnë mbi 4 mijë e 700 konsumatorë, apo rreth 20 mijë qytetarë të kësaj komune.

Investimet e KEDS anekënd Kosovës, bëhet me qëllim të ofrimit kualitativ të shërbimeve të energjisë elektrike, duke bërë rikonstruimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe atij të mesëm, duke e zëvendësuar me rrjet tërësisht të ri.

Ky projekt tejet i rëndësishëm përfshinë: 63 transformatorë të rinj, 42 km linjë tokësore, 58 km linjë ajrore dhe mbi 1200 shtylla të ndërruara.

Pos investimeve të shumta brenda qytetit, rrjetit nëntokësorë në çarshinë e Gjakovës, tani po përfitojnë edhe fshatrat: Osek Pashë, Tarkaniqi, Novosellë, Dobrixhë, Firajë, Dujakë, Herec, Plançor, Skivjan, Qerim, Janosh, Palabardhë, Bec, Zhdredhë, Kodrali, Cërmjan, Gërgoc, Bardhaniq, Zhabel, Jabllanicë, Kralan, Meçe, Vraniq dhe Doblibarë, Bardhasan.

Gjendja e vjetërsuar e rrjetit në këto zona, kanë bërë që konsumatorët në të kaluarën të ballafaqohen me vështirësi të furnizimit kualitativ me energji elektrike, duke shtuar këtu edhe rritjen e kërkesës për furnizim duke shkaktuar kështu edhe mbingarkesa në trafostacione.

Të gjitha shtyllat të cilat kanë qenë vështirë të qasshme për shkak të terrenit, disa në fusha e ca të tjera edhe në oborre private, tashmë do të jenë të vendosura skaj rrugës, duke mundësuar intervenimin e ekipeve tona saherë që ka nevojë në mënyrë shumë më të lehtë.

KEDS përmes planeve investive dhe implementimit të tyre në tërësi, tregon përkushtimin e kompanisë për zotimin se do të jetë përherë afër konsumatorëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë - qytet në jug…