Hahn përkrah Pfandler: Austria është mbështetëse e fuqishme  e Kosovës

11 shkurt 2018 | 23:24

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn e ka mbështetur ambasadorin austriak në Kosovë, Gernot Pfandler i cili ka deklaruar se Austria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës.

Hahn  në profilin e vet në “Twitter”, Hahn e ka përcjell mesazhin e ambasadorit austriak Gernot Pfandler,  se nuk ka ndryshim të pozicionit austriak kundrejt Kosovës.  “S’ka ndryshim të qëndrimit austriak karshi Kosovës. Austria është një ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që atëherë është një prej mbështetëseve më të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe të perspektivës së saj evropiane”, shkroi Hahn.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ambasadori austriak në Kosovë, Gernot Pfandler, ka thënë se Austria…