Muhaxheri thotë se rezultati i Pejës i jep siguri të jetë kryeministër

17 prill 2018 | 22:24

Kreu i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se ka potencial për të qenë kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se rezultatet që i ka në Pejë i japin besim që të jetë edhe kryeministër i Kosovës.

“Kam rezultatet të mira në Pejë. Atje çdo herë kam fituar pa balotazh. Kjo tregon se jam njeri i suksesshëm. Kjo edhe më jep besim që mund të jem kryeministër i Kosovës”, ka thënë Muhaxheri.

Ai në “T7” ka treguar  se ende qëndron mbrapa deklaratave që i ka dhënë ditë me parë.

“Po, unë edhe sonte besoj që jam njëri potencial për kryeministër të Kosovës. S’kam pse me pas dyshime. E kam thënë atë çka e kam menduar dhe çka mendoj se mund ta arrijë”, ka deklaruar ai.

Muhaxheri ka bërë me dije se këtë çështje e ka menduar më herët, sipas tij nuk është deklarate veç sa për te thënë.

“ E kam menduar me herët këtë. Nuk ka asgjë të keqe që të jemi kandidat për kryeministër”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Për shkak të mungesës së korumit, Kuvendi i Kosovës nuk i…