Dedaj i ankohet Haradinajt: Nuk kam komunikim me Pacollin

14 maj 2018 | 08:15

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj  sot në orët e mëngjesit ka mbajtur një takim me zëvendësministrat për të folur rreth punës së tyre.

Pas fjalës së kryeministrit i pari rreth punës së tij ka folur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj.

Dedaj ka shprehur pakënaqësinë për siç ka thënë ai ka muaj që nuk komunikon me shefin e tij, ministrin Behgjet Pacolli.

“Unë kam vërejtje me komunikimin që kemi me ministrin. Mund të themi që sot e gjashtë muaj nuk kemi asnjë komunikim. Unë ende nuk e di zyrën e ministrit tim”, ka thënë Dedaj, para se të largoheshin mediat nga salla ky po mbahet ky takim, me dyer të mbyllura.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mijëra të rinj kanë shprehur interesim për t'u bërë pjesë…