Presidenca jep detaje nga takimi i presidentes me kryeministrin

08 tetor 2026 | 13:42

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të vendit.

“Kryeministri Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shkrimtarja kanadeze Anne Carson është shpallur fituese e Çmimit Nobel…